Receta/ Kotoleta pule me cous cous
Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 gjoks pule
Erëza aromatike për mish pule
4 lugë salcë soje
1 vezë
Pak miell
Thërrime buke “Panko” për kotoleta
Vaj ulliri
1 gotë cous cous
Lëkurë limoni
Pak xhinxhër
Kripë
Piper i zi
Përgatitja
Mishin e pulës e ndajmë në feta, e marinojmë me salcën e sojës, shtojmë erëzat dhe e lëmë të pushojë rreth 1 orë. Më pas e kalojmë në miell, vezë dhe në panko. I rreshtojmë në tavë dhe i spërkasim me vaj ulliri. I pjekim me 200 gradë.
Ziejmë 1,5 gota ujë me pak vaj ulliri, lëkurën e limonit, xhinxhër dhe një lugë erëza pule. Pasi ka zierë, e heqim dhe shtojmë cous cousin. E lëmë 10 min me kapak mbuluar, e heqim dhe shkrifëtojmë me pirun. E servirim me kotoletat e pulës.