Alarm për bombë në spital, në xhepin e një pacienti…
Stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës janë alarmuar, pasi një pacienti i është gjetur një mjet shpërthyer në xhep. Për këtë është njoftuar menjëherë Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa pacientët dhe personeli janë larguar.
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se personeli mjekësor ka pikasur mjetin shpërthyes në xhepin e xhaketës së një pacienti.
“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim”, tha Gashi.