Aktualitet

32-vjeçari i dehur në Kavajë rreh vëllain dhe kërcënon nënën

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës pasi akuzohet për dhunë në familje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë.  32-vjeçari mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre.

Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.

Njoftimi i policisë:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje.

Vihet në pranga 1 shtetas që ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe kanosi nënën e tyre.

Gjatë shoqërimit, i arrestuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e shërbimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin:

– I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi I. C., mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania