“Takim me Dorin”…Emocionet e një nate të poezisë

Kulture

Thjesht, unë jam i mërzitur nga kjo jetë, – vijoi leximin Iliri. – Provova shumë gjëra, rrezikova shumë, fitova shumë lekë, jetova siç ma desh zemra, nuk e bëra shpirtin blozë për dy lekë, por prapë nuk u kënaqa! Kur kisha shumë lekë, nuk kisha drita. Kur erdhën dritat, leku s’kishte më vlerë. Kur më hahej bukë, kishte tallona. Kur erdhi bollëku, më kishte ikur oreksi. Kur ia kërkova atyre që desha, më shanë “idiot”, kurse mua ma kërkuan ca kërma, që ta fusin nga tmerri atë veglën në bark. Me dy fjalë, punë muti! Prandaj po iki!…

Teodor Keko

Dje në sallën e Katedrales së Kishës Orthodokse, miq, dashamirës, familjarë, politikanë u mblodhën në një mbrëmje poetike kujtese nën titullin “Takim me Dorin”. 20 vjet nga ikja pa kthim e njeriut që shënoi gjurmë të thella në shoqërinë shqiptare të pas viteve ’90, i dashur e i respektuar nga të gjithë, që la për publikun e gjerë disa prej veprave më të qenësishme që i rezistuan kohës dhe vazhdojnë ti rezistojnë edhe sot, të gjithë të pranishmit, kujtuan me plot emocion Teodor Kekon. Në një frymë ndryshe nga kujtesat e përhershmë, por me energjinë e poezisë së tij, interpretuar më shumë mjeshtëri nga Luiza Xhuvani, Kastriot Caushi dhe Kristian Korroveshi.

Koloritin e bukur të mbrëmjes e pasuroi më shumë zëri i artë i Ardit Gjebresë, bashkuar me të ftuarit, në interpretimin e këngëve, poezi të Dorit.

Bashkëshortja e Dorit, Xhuli Keko, ndau me të pranishmit emocionet e jetës së kaluar me të, duke dhënë shpirtërisht më të bukurën e asaj që duhet të kujtohet prej Dorit të madh.

Salla e Kishës Orthodokse në kryeqytet, nuk kishte qenë ndonjëherë më e bukur dhe më me emocion sesa ajo që të ftuarit përjetuan një natë më parë.

Aktiviteti i kuruar nga Ministria e Kulturës u përcoll aq bukur në kujtim të një njeriu që shumica e shqiptarëve e deshën edhe pse nuk e njihnin nga afër, por e dashuruan për vargjet e prozën që shkroi.

         

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?