Shpërthen në flakë kulla e “China Telecom”, shkrumbohet fasada 200 metra e lartë
Një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë të lartë zyrash në qendër të qytetit Changsha, kryeqyteti i provincës jugore të Kinës, Hunan. Pasditen e kësaj të enjteje (+6 orë përpara me orën e Kinës), kulla e Telecom ka shpërthyer në flakë.
Dhjetëra kate të ndërtesës së Telekomit të Kinës prej më shumë se 200 metra “u dogjën me intensitet të madh”, duke shpërndarë shtëllunga tymi në gjithë zonën.
Zjarri është shuar aktualisht dhe nuk ka viktima, sipas departamentit të zjarrfikësve në Hunan. 36 makina dhe 280 zjarrfikës janë angazhuar në vendngjarje. Deri tani mediat vendase në Kinë nuk raportojnë për viktima nga flakët.
This afternoon, the building of China Telecom building in Changsha长沙caught fire, no casualties reported yet, stay safe everyone! 🙏 pic.twitter.com/QNnezk2Mxk
— China in Pictures (@tongbingxue) September 16, 2022