SPRINT NEWS ALBANIA

Shkrime

Të hetohet Basha. Bashkë me Bashën të hetohen edhe ato miliona euro që foltorja harxhoi këto 11 muaj për të bërë copë copë PD-në

NGA AGIM SELFO

Demokratet kerkojne hetim per leket qe ka dhene rusia per Bashen-tha Flamur  Noka mbreme i ftuar tek “Open”.
Po mor po, te hetohet Basha. Te hetohet ai bashke me te gjithe ata kane dijeni dhe heshten ne ate kohe dhe qe kane qene sktuktura te larta te kesaj partie. Bashke me Bashen te hetohen edhe ato miliona euro qe foltorja harxhoi keto 11 muaj per te bere cope cope PD, ku vetem kuvendi i 11 dhjetorit mund te kete shkuar afro 500 mije euro, perfshire gjithe udhetimet e foltores me nje tabore me bodiguarde.
A duhet hetim?
Te hetohet cdo qindarke se nga kane dale qe jane futur tek zyrat e foltores dhe te hetohen te gjitha ata qe kane zaptuar seline dhe quhet administrate se, nga kush iu paguhen rrogat dhe se kush ia paguan Berishes cdo levizje qe ben neper takime dhe evenimente kur dihet fare mire qe fondet e PD jane te bllokuara nga gjykata.
Po mbreme, ish sekretari i pergjithshem, Arben Ristani, deklaroi se: Transaksion tërësisht personal i Lulzim Bashës, ne të tjerët s’dinim asgjë .
Po jo cfare deklaronte vete Ristani pasi doli nga zyrat e prokuroise kur u thirr per kete ceshtje:

“U paraqita me ftesë të prokurorisë duke më marrë në pozicionin e të pandehurit.U kërkova të më njohin me provat e dosjes, dhe nuk ka asnjë provë.Nuk kam asnjë dokumentacion me firmë të nxjerrë nga PD apo zyra ime që të ketë të bëjë me dhënie a marrje pagesash.”- u shpreh ai.

Nga ana tjeter ka qene vete Sali Berisha qe ka deklaruar ne emision live tek Sonila Meco:
Sali Berisha: Akuzat e Mother Jones janë të fabrikuara. Në mënyrë absolute Lulzim Basha dhe PD nuk kanë pasur asnjë takim me rus, kurrë në jetën e tij. Nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga rusët. Nuk kanë firmosur kurrë kontratë me rusët. Këto janë të vërteta që nuk i luan as topi. Nuk kanë kontratë me para ruse, nuk kanë kontaktuar me asnjë rus për këtë problem. Cdo gjë tjetër është intrigë e ulët e destinuar të përfundojë në hiç. 
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/e-verte.
Pra, si perfundim, askush nuk eshte mbi ligjin dhe askush nuk duhet te mbrohet prej tij nga imuniteti qe ka. Nese foltorja sot kerkon te hapen hetimet per ceshtjen e lobimit, atehere le te hap dyert e saj dhe te beje transparente cdo qindarke te harxhuar prej saj si dhe burimin prej nga ku kane rrjedhur miliona euro ne favor te tyre.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?