Çuçi: Jemi shembulli më i mirë për goditjen e grupeve kriminale

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prezantoi në Kuvend dy marrëveshjet për sigurinë mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe, si dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, Çuçi u shpreh se falë bashkëpunimit me skuadrat e huaja hetimore, janë goditur 4 grupe kriminale.
Sipas tij Shqipëria është shembulli më i mirë në goditjen e grupeve kriminale.
Pjesë nga fjala e Bledi Çuçit:
Kemi goditur 4 grupe kriminale. Jemi në nivelin më të lartë historik përsa i takon skuadrave të përbashkëta hetimore dhe kemi çuar lart bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër trafikut të drogës. Kemi marrëdhënie të barabartë me Europolin. Jemi shembulli më i mirë në goditjen e grupeve kriminale.
Në këtë klimë, vijnë edhe këto dy marrëveshje që sjellim sot. Qoftë ajo me Britaninë e Madhe që adreson migracionin e paligjshëm, qoftë ajo me Emiratet e Bashkuara Arabe. E para siç thashë lidhet me bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në fushën e emigracionit të paligjshëm. Është përgjegjësi e jona që si vend ku në Britani janë qindra e mijëra shqiptarë që të dekurajomë skllavërinë moderne si një fenomen i ri që po shfaqet në shumë vende. Dhe dekurajon emigracionin e paligjshëm.
Duke u ndalur te shqetësimi i palës britanike, nëpërmjet kësaj marrëveshje që midis dy vendeve të kemi një shkëmbin të informacionit që ka lidhje me të dhëna sensitive. Të penalizojmë ata që organizojnë trafikun dhe jo viktimat.
