Aktualitet

Ushtria shqiptare tregon “muskujt”, lëshon dronin gjatë stërvitjes

Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete kanë ngritur sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë foto nga kjo stërvitje dhe shkruan “Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA”.

“Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete ngritën sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura, të koduar “Biza-22”, në të cilën do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO.  Certifikimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA” shkruan Peleshi në postimin e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania