SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Lihet në “arrest shtëpie” ish-drejtuesi i Policisë së Elbasanit

Gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për nëndrejtorin e Policisë Albert Nushi.

Më herët e njëjta masë është vendosur edhe për ish-nëndrejtorin Nikollaq Palla. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre, lidhur me vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë që avokatët e tyre kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, pasi sipas tyre kanë përfunduar hetimet, nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave, nuk ekziston rreziku i largimit të tyre.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku pati shkëmbim zjarri, ndërsa u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.

I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie Xhensila Sota, si dhe tre persona të tjerë.

Arbër Paplekaj është arrestuar pas ngjarjes dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?