Berisha çon Spahon të sulmojë Tabakun për iceneratorët
Dy deputetë Edmond Spaho dhe Ervin Salianji, si dhe ish-deputeti Klevis Balliu kanë qenë tre eksponentët e vetëm të Sali Berishës që kanë marrë pjesë në protestën e Ilir Meta(j)t ditën e sotme tek inceneratori i Tiranës, e cila siç duket është bojkotuar nga demokratët.
Spaho ka qenë i vetmi nga demokratët që ka mbajtur një fjalim, ku ka nga podiumi sulmoi kolegen e tij Jorida Tabaku. Ai deklaroi se Komisioni Hetimor i Inceneratorëve, ku kryetare ishte Tabaku, u krijua për t’i dhënë mundësi Ramës të paraqiste variantin e tij dhe të justifikonte vjedhjen.
“Për t’u dhënë ryshfet ministrave dhe drejtuesve të qeverisë, për të blerë mediat që të mos flasin. Në shtator të vitit shkuar u ngrit një komision hetimor për të zbardhur aferën.
Por synimi nuk ishte për ta zbardhur por për t’i dhënë mundësi Ramës të paraqiste variantin e tij dhe të justifikonte vjedhjen e 430 mln eurove.
Dy nga gazetarët më aktivë nuk u lejuan nga shumica të depononin në komision. Faktet na ishin vendosur në dispozicion nga Partia e Lirisë për pensionistët apo pastruesit e shkallëve. Por asnjëherë nuk u thirrën. U bë reforma. Do kapen peshqit e mëdhenj. Ku është SPAK-u me aferën e inceneratorëve? ” deklaroi Spaho.