Albin Kurti, takim me Ramën në vilën 31
Kryeminisrtri Edi Rama është takuar këtë të martë me homologun Albin Kurti në Tiranë. Rama dhe Kurti janë parë në ambientet e vilës qeveritare 31.
Takimi mes dy kryeministrave ka qenë i papritur, ndërsa ende nuk dihen arsyet e takimit të tyre, por vihen re masa të mëdha sigurie të marra për mbarëvajtjen e takimit.
Kujtojmë se takimi i fundit mes dy liderëve ka qenë në 20 qershor gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku u firmosën 19 marrëveshje.
Nuk dihet ende nëse Rama dhe Kurti do të mbajnë ndonjë koneferencë të përbashkët për shtyp.
Total 0 Votes
0
0