Ilir Meta viziton familjen e Azem Hajdarit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në 24 vjetorin e përkujtimit të vrasjes së Azem Hajdarit, ka vizituar familjen e tij.
Ka qenë vetë Meta ai i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar një foto krah familjes Hajdari.
Më tej ish kreu i shtetit thekson se shembulli i Azem Hajdarit frymëzon më shumë se kurrë për guxim dhe ndryshim.
“Kënaqësi të vizitoja sot familjen e dashur Hajdari për të kujtuar Liderin e Lëvizjes Studentore dhe të Dhjetorit ’90, Azem Hajdarin. Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për Guxim dhe Ndryshim”, shkruan Meta.
Total 0 Votes
0
0
