Fiket reaktori i fundit i centralit bërthamor në Zaporizhia
Ukraina thotë se ka fikur reaktorin e fundit të centralit bërthamor në Zaporizhia në Enerhodar.
Reaktori i fundit që ishte në punë, është fikur pas lidhjes me rrjetin energjitik të Ukrainës, bëri me dije agjencia nukleare e vendit, Energoatom.
Energoatom njoftoi se një prej linjave të transmetimit u riparua të dielën, duke bërë të mundur furnizimin e centralit me energjinë e nevojshme që i duhet për të fikur reaktorin.
Reaktori i fundit që ishte në punë, në kompleskin më të madh berthamor të Europës, ishte shkëputur nga rrjeti dhe punonte në “metodën ishull”, që do të thotë se gjeneronte elektricitet duke përdorur energjinë e vetë për të mbajtur në punë sistemin e ftohjes.
Javën e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kërkoi krijimin e një zone të sigurtë dhe të mbrojtur në këtë central bërthamor.