Aktualitet

Çuçi: Puna vijon pa ndërprerje në 6 pika kufitare

KAON

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë të ditur se puna po vijon pa ndërpreje në pikat kufitare. Përmes një reagimi, ministri falenderon sistemin e IT-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën e bërë si dhe falenderon partnerët amerikanë që kanë qenë pranë tyre.

Çuçi thotë se tashmë është rivënë në punë sistemi në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

REAGIMI I ÇUÇIT:

Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS. Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa. Ne kemi punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Prej dy ditësh pikat kufitare ranë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?