Politike

Vendosja e flamurit të BE-së, Berisha: Jemi populli i ëndrrave të grabitura!

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se shqiptarët janë populli nëdrrave të grabitura dhe të rrënuara, teksa komentoi procesin e votimit të rregullores për vendosjen e flamurit të Bashkimit Europian krah atij shqiptar.

Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se ëndrrat e Shqiptarëve pas pushtimit osman, për një Shqipëri europiane u ndërprenë në dy momente, me ardhjen e komunistëve në pushtet, dhe me ardhjen e Edi Ramës në 2013-ën në qeveri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës. Në aparencë, për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit europian krahas flamurit tonë. Por de fakto ne vijmë këtu si vendi, populli i ëndrrave të grabitura, i ëndrrave të rrënuara. Ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane. Ajo u formua me gjak. Një rol shpesh herë më të ligë se sa vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët. Një përpjekje dy dekadash e Ahmet Zogut, për ta shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi që trashëgoi, u ndërpre nga një diktaturë, nga një tradhëti kombëtare. E cila jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë, por bëri gjithçka që edhe Shqipërinë ta shndërrojë në republikë të ish-Jugosllavisë. Lëvizja studentore shënoi një akt madhor. I dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë. Në këtë udhëtim, drejt Europës, sigurisht që ne do të kishim vështirësitë më të mëdha, por u dëshmua një udhëtim i pandalshëm.

Ëndrra e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe me një seri aktesh me BE. Por problemi është se kjo qeveri dhe njeriu i saj, për flamur të vërtetë ka Beogradin. Për kryeqytet nuk ka Brukselin, por ka Beogradin. Në mënyrë të befasishme, Edi Rama në vitin 2013 sikur të zgjohej Enver Hoxha, vrapoi drejt Beogradit. Edi Rama u vu në shërbim të padronit të tij dhe bëri gjithçka për të bllokuar atë proces mes Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin. Edi Rama mbështeti projektet e George Soros për shkëmbimin e territoreve dhe zhbërjes së pavarësisë së saj. Edi Rama pasi dështoi, ndërmorri projektin e Ballkanit të Hapur. Pas asaj firme tradhëtare të aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Prishtinë, padroni i Edi Ramës vendosën para platformës hartën ku Kosova ishte fshirë. Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth në kancelaritë europiane, krahas kësaj i kundërvuri Ballkanin e Hapur projektit të Procesit të Berlinit. Ëndrra jonë europiane udhëtoi drejt Beogradit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania