Kulture

Ambasadori britanik selfie përqafuar me ministren e Kulturës

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti kanë pozuar bashkë në një foto aspak diplomatike, përqafuar, një foto selfie, mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit të pop-starit britanik Rita Ora në sheshin “Skënderbej”.

Në foto shfaqen të dy shumë të qeshur dhe duket se e kanë shijuar spektaklin që dha në shesh këngëtarja. Por këtë foto e ka shfrytëzuar në rrjetet sociale Forumi për Trashëgiminë Kulturore që në komentet e saj, ka edhe ironi.

“Duke shpresuar që ky bashkëpunim kaq i ngushtë mes ministrisë së Kulturës dhe ambasadës britanike do na mundësojë edhe kthimin e arit të grabitur nga Britania e Madhe pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruhet në diçiturën e fotos së ambasadorit dhe ministres.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania