VIDEO/ PSG-së i mjafton Mbappe ndaj Juventusit
PSG ka fituar në supersfidën e mbrëmjes ndaj Juventusit në Paris, me shifrat 2-1 (Champions League).
Parisienët zhbllokuan shifrat që në minutën e pestë me Mbappe, me sulmuesin francez që tregoi klasin e tij me një goditje të bukur. Në minutën e 22-të, Mbappe mposht për herë të dytë Perin.
Në pjesën e dytë, bardhezinjtë do zgjoheshin dhe do reagonin me Mc Kennie. Ekipi i drejtuar nga Galtier do krijonte mundësi, por fati nuk do ishte me ta.Në ndeshjen e radhës, PSG do të përballet me Maccabi Haiffa në transfertë, ndërsa juventinët presin Benfican. Për momentin, grupi H kryesohet nga portugezët, ndërsa kampionët e Francës vijnë pas tyre.
Total 0 Votes
0
0

