Aktualitet

Rama fillon ditën me pamjet e Spitalit të Ri të Laçit

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me publikimin e pamjeve të spitalit e ri të Laçit i cili hapi dyert për qytetarët ditën e djeshme.

“MIRËMËNGJES

dhe me Spitalin e Ri të Laçit tani në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, dje,  hapi dyert spitali i ri i Laçit, i rindërtuar nga themelet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektuan spitalin e ri, të cilin e konsideruan një model për spitalet bashkiake në vend.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?