Biznesmeni grek lidhet dhe grabitet në banesë
Një biznesmen në Aspropyrgos ka përjetuar momente terrori në orët e para të së martës kur katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e tij të cilët pasi e kanë lidhur, i kanë marrë euro dhe paund nga kasaforta. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.
ERT raporton se katër grabitësit kanë hyrë në shtëpinë private të biznesmenit 27-vjeçar. Pasi e kishin lidhur me një kravatë dhe e detyruan të dorëzonte çelësat e kasafortës, autorët morën prej aty një shumë prej 100 mijë euro dhe 30 paund.
Më pas grabitësit morën makinën luksoze të biznesmenit të ri dhe u larguan në drejtim të panjohur, i cili u gjet i djegur në Menidi. Biznesmeni arriti të ‘çlirohej’ pasi ishte i lidhur, rreth orës 5 të mëngjesit dhe më pas njoftoi policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.