Sport

VIDEO/ “No Kumbulla, No Party”, Roma “shpërfytyrohet” në Udine

KAON

Udinese ka bërë surprizën këtë javë në Serie A, pasi mundi 4-0 Romën.

Autori i golit të vetëm të fraksionit të parë ishte Udogie, i cili shënoi pas 5 minutash lojë. Ekipi i Jose Mourinhos u përpoq të reagonte, por e kishte gati të pamundur.Roma goditi një herë portën gjatë 45 minutash, me rastet për ta që kanë qenë sporadike. Kujtojmë që sot mungoi edhe Marash Kumbulla, pasi është i dëmtuar.

Roma u shpërfytyrua totalisht në pjesën e dytë, pasi pësoi edhe 3 gola nga Samardzic, Pereyra dhe Lovric.Mourinhon në pankinë nuk e mbante vëndi, por nuk mund të ndryshonte asgjë.Ekipi kryeyqytetas do kërkojë të harrojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë disfatë dhe do synojë të bëjë diçka të tillë në Empoli.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?