Meta: Do e palosim Edi Ramën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Berati është shprehur se kupa është mbushur dhe ka ardhur momenti që të rrëzojnë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se Rama bleu ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili më pas dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjithë pushtetin kryeministrit. Pjesë e planit të tyre sipas Ilir Metës ishte dhe shkarkimi i tij nga posti i presidentit, mirëpo nuk ja arritën.
Më tej Meta paralajmëroi protesta për të rrëzuar Edi Ramën, ku i kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen.
“Kupa është mbushur dhe është derdhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtet në Shqipëri, kuptohet përmes investimti më të madh që bleu ish-lider shipin e opozitës që e futi në një qorr sokak të gjithë popullin opozitar sipas marrëveshjes që ishte bërë Rama-Basha, për të djegur mandatet. Për tja lënë 100% Edi Ramës, me djgjen e mandateve për tja lënë edhe drejtësinë.
Natyrisht që nuk e patën fatin të shkakronin ish-presidentin Mets, pasi ishte pjesë e planit të tyre mostruoz pasi përveç të tjerave të mbrojtjes së kushtetuës unë vij nga kjo zonë e bekuar dhe nga një mal fat dhënës. Tani është koha tja marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe tja kthejmë popullit. As PL as PD as çdo partie tjetër por tja kthejmë popullit dhe ti japim mundësinë të ushtrojnë referendumin siç është në kushtetutë.
Edhe përmes referendumit populli do kontrollojë parlamentin, qeverinë, drejtësinë, gjithçka që ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike. Ne e dimë se ku është fuqia jonë, fuqia jonë nuk është te parlamenti, se ky parlament është legjitim, pak më mirë se parlamenti i kërpëratave, pasi ka deputetë opozitar me integritet, ashtu si ka dhe nga ata që kanë marrë 10 mijë vota qyyetarë dhe vazhdojnë ti bëjnë shërbime Edi Ramës.
Ne jemi një parti e institucioneve dhe kështu do jemi gjithmonë. Nuk do të kishte ndodhur kurrë që LSI të dilte nga parlamenti nëse Ilir Meta nuk do të ishte jashtë Shtetit. Ne do ta shembim Edi Ramën, me protesta. Do ta palosim, se ju duket si i gjatë juve ai në atë mënyrë që e meriton. Një njëri i papërgjegjshëm që ka thënë fjalët më të rënda për popullin tonë, për gjuhën tonë.Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një inciativë shumë konkrete për pagat dhe pensionet. Ne e dimë se ku është çmimi i naftës sot, niveli varfërisë sot në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë, por ai nuk do tja dijë se i ka kapur të gjitha pushtetet. Ai nuk do tja dijë sepse kujtojn se të hutojë opozitën me lojërat e tij, jo. Ne jemi shumë të qartë dhe nuk do ti lëmë asnjë minutë kohë Edi Ramës dhe bandës së tij që të vjedhin të qetë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje. Jo vetëm në Kuvend, ku kërkoi deputetëve tanë të jenë pesë herë më aktiv. Pasi një nga ata përfaqësoon dhe mbi të gjitha unë vetë do të jem atje para parlamentit, do të jem bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë që të dëgjohet zëri i tyre”, tha Meta.