Politike

Kërkesë në Kuvend për rritjen e pagës së administratës publike (Dokumentet)

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend këtë sesion parlamentar një projektligj për rritjen e pagës së administratës publike sa herë ka rritje ekonomike.

Eksperti i ekonomisë, Petraq Milo ka shpjeguar në konferencën për shtyp të Partisë së Lirisë këtë propozim.

Sipas tij, propozimi është që indeksimi i pagave të bëhet çdo 1 korrik në të njëjtën masë me inflacionin e vitit paraardhës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne propozojmë që 1/3 e rritjes reale të ekonomisë të shkojë për rritjen e pagës reale. Kjo do mundësojë që të respektohet parimi i së drejtës të ço punonjësi që paguan taksa. Sa i përket pjesës së indeksimit, duhet të konsiderohet një detyrim.


Propozimi është që indeksimi i pagës të bëhet çdo 1 korrik në bazë të inflacionit të vitit paraardhës. Kjo nuk pengon qeverinë të bëjë lëvizje të tjera për rritjen e pagës minimale”, tha Petraq Milo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania