Bota

Hakmerret Rusia: Gazi do të ndërpritet derisa të hiqen sanksionet nga Europa

KAON

Furnizimet e gazit natyror të Rusisë në Evropë përmes tubacionit Nord Stream 1 nuk do të rifillojnë plotësisht derisa Perëndimi të heqë sanksionet kundër Moskës.

Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, akuzoi BE-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë se sanksionet ishin fajtore për “dështimin” e Rusisë për të ofruar gaz natyror përmes tubacionit kryesor, i cili dërgon gaz në Gjermani nga Shën Petersburg përmes Balltikut.

“Problemet me pompimin e gazit natyror u ngritën për shkak të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore kundër vendit tonë dhe shumë kompanive ,” tha Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Deklaratat e Peskov janë veçanërisht të ashpra në një përpjekje për të detyruar BE-në të heqë sanksionet e saj në këmbim të vazhdimit të dërgesave të gazit nga Rusia.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?