Ngjela: ja 10 politikanët që janë të rrezikuar nga SPAK
Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend.
Drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit pak javë më parë zhvilluan një vizitë zyrtare në Uashington, mendoni se kjo do të sjell edhe arrestime në nivele të larta zyrtarësh?
Po natyrisht, duhet që të kuptojmë se SPAK është prokurori dhe gjykatë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kur këto thirren në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të thotë se janë ato që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin që është edhe brenda edhe jashtë vendit. Natyrisht që për këto janë thirrur, por që emra nuk dimë.
-Qeveria është dorëzuar përballë presionit për hapjen e lojërave të basteve. Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të pranohet vetëm lejimi online dhe jo i pikave në lagje me monitorime. Si e shihni këtë vendim?
Nuk e dimë kush e ka kërkuar në fillim. Duhet ta trajtojmë çështjen normal si ka qenë. Kryeministri u akuzua atëherë se gjithë bastet i kishte krimi në dorë, mafia. Kur më thanë mua u thashë se mafia e ka dhe në Perëndim, bixhozin ajo e ka. Kontrollojeni. Nuk është çudi që ja kanë kërkuar Ramës këtë por nëse nuk ja kanë kërkuar ndërkombëtarët në funksion të krimit, është krim ndërkombëtar ai, dhe ky e ka hequr për qejfin e tij ka gabuar. Nëse kthehet prapë pa i shpjeguar opinionit se pse i hoqi dhe pse i vë nuk është kryeministër. Kur i hoqi e dija që shteti humbte 45-50 mln euro. Këta nuk çanë kokën. Duhet të kontrollojmë dy ligjet, ligji që është abroguar dhe ligjin e ri.
-Inceneratorët vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit përkundër se faktit se janë në hetim dhe pronarët në arrati…
Këtë çështje e kam filluar unë në Shqipëri. Unë isha i pari që mora skemën që ma dhanë organizmat e mëdha ndërkombëtarë të tregut. Erdha dhe u thashë jemi mbytur nga plehrat, do bëjmë këto. Ju pëlqeu. Unë isha avokat jo investues. Këta më thanë atëherë që jo do marrim skemën e varrosjes në dhe. Nuk çava kokën fare, u thashë atyre që ishin të interesuar çfarë merreni me këta. Tani e shoh se kanë hyrë në lojë. Në këto momente ka vetëm opozicion dhe media, nuk ka kontratë. Shkoni dhe merrni kontratën. Jashtë saj dal blof. Janë bërë dy arrestime për inceneratorët, SPAK është duke punuar normal dhe nuk drejtohet nga ne. Hetimi është shkencë, nuk është dëshirë si Enver Hoxha.
Ku e dimë ne si mbrohen, këta si rregull nuk kanë vënë firma. Janë të vështirë në hetim. Hetimi është i vështirë ndaj mos prisni diçka të shpejtë. Janë dy arreste, do shkojnë 6 apo 10, duhet të presim. Disa janë ndërtuar dhe disa jo. Kam kërkuar kontratat dhe nuk mi dhanë, dua të shoh kontratat se pa kontrata nuk flas. Po të kisha parë kontratat do kishim biseduar.
-Mendoni se sezoni politik, mund të largojë nga skema politike ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet nismave të mazhorancës me ndryshimet në ligjin e dosjes dhe atë të dekriminalizimit?
Po u miratua ligji largohen. Ligj për “Non Gratën”, ajo tjetra është e pakontrolluar sepse flitet për ish-agjentë të sigurimit, ajo ka mbrojtje, Meta ka mbrojtje, Berisha s’ka mbrojtje. Opozita do të ishte shumë e fortë nëse nuk do ishte përçarë, sepse PS me ketë kryeministër ka humbur aksionet, mirëpo nuk është e fortë opozita. Nuk e ka bërë Rama përçarjen e tyre por që e ka në interes.
