SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

4 të vrarë nga të shtënat në fushën e futbollit në Meksikën qendrore

Katër persona janë vrarë, duke përfshirë një ish-kryetar bashkie, në një sulm në një fushë futbolli në Meksikën qendrore , sipas autoriteteve shtetërore.

Zyra e prokurorit të shtetit Morelos tha në një deklaratë se sulmi ndodhi në qytetin Yecapixtla. Nga të shtënat, përveç katër të vdekurve, ka pasur edhe të plagosur.

Persona të armatosur në dy automjete qëlluan mbi njerëzit e mbledhur pas një ndeshje futbolli, thuhet në deklaratë. Mediat lokale raportojnë për të paktën tetë të plagosur.

Kryetari i bashkisë së Yecapixtla, Heladio Rafael Sánchez, tha përmes mediave sociale se në mesin e të vrarëve ishte 57-vjeçari Refugio Amaro Luna, një ish-kryetar bashkie.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?