AktualitetPolitike

Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin e Kuvendit 3 nismat e PD

Kuvendi javën e ardhshme do të nisë punën, ku edhe dhe do të diskutohen dhe miratohen ligje të ndryshme.

Bëhet me dije se Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e seancave nismën e PD për deklasifikimin e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Gjithashtu edhe mazhoranca më herët ka kërkuar që të bëhet verifikim për të gjitha figurat politike, dhe se kushdo që ka qenë bashkëpunëtor nuk duhet të kandidojë për deputet apo në institucione shtetërore.

Po ashtu Konferenca e Kryeterëve ka integruar në kalendarin e punimeve dhe nismat e tjera të PD së Enkelejd Alibeajt siç është: Spaci dhe Tepelena për muze kombëtar, deklasifikimi i dosjeve të sigurimit të shtetit. Gjithashtu në kalendar është përfshirë edhe çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kujtojmë që opozita ka kërkuar që Xhaçkës t’i hiqet mandati, pasi pretendojnë se ka ndikuar me postin e saj për t’i dhënë bashkëshortit shfrytëzimin e pronës publike në Himarë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?