Aktualitet

Gjykata e Elbasanit lë në burg “bisnesmenin e kriptomonedhave” Faruk Fatih Ozër

Gjykata e Shkalles se Pare te Rrethit Gjyqesor te Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për arrest me burg. Gjyqtari i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi.

Gazetari Fatmir Popja ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb se në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta.

“Sulm politik ndaj meje, mos më ekstradoni në Turqi, më rrezikohet jeta”, është shprehur ai.

Ndërkohë avokatja e Ozer, ka deklaruar se ai nuk është personi përgjegjës për ato që e akuzojnë.

 

 

“Humbja e qytetarëve është 20 mln $ dhe jo 2 mld $, gjysma e tyre i ka marrë paratë aktualisht”, ka deklaruar ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania