Aktualitet

Panairi i Parë Ndërkombëtar i verës në Serbi, Rama: Si do të qëndrojmë në këtë lagje të Europës

Është zhvilluar sot ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur botërisht në Serbi.

Rama u shpreh se kjo nismë duhet çuar përpara pasi është një nismë për njerëzit dhe për të gjithë ato që ofrojnë shërbime dhe që prodhojnë.

“Vendosa të mos e përdor fjalën që më kanë shkruar sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në Epokën e Bronzit, unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur kohë duke i treguar njëri tjetrit kush ka qenë i pari. Por një gjë e kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër.

Edi Rama

Vendet tona janë këtu për të qëndruar vite e shekuj pas nesh dhe zgjedhja jonë është si të qëndrojmë këtu sëbashku në të njëjtën lagje të Europës dhe ta bëjmë më të jetueshme apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njërit-tjetrit, apo duke i vënë flakën njëri-tjetrit.”, tha Rama, duke shtuar: “Ne duhet të bëhemi më të bindur se Ballkani i hapur është shumë më tepër se ekonomi dhe tregti.


Ballkani i Hapur është një projekt paqeje, një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët në paqe që një lagje e Europës të bëhet vendi i të ardhmes për të gjithë rininë tonë.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?