Meta: Edi Ramën nuk e llogaris fare! Është i ikur brenda pak javësh
Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sfidon kryeministrin Edi Rama duke thënë se “do largohet brenda pak javësh”.
I pyetur se si do t’ia arrijë të largojë Ramën, kur zgjedhjet e ardhshme janë pas tre vitesh, Meta u përgjigj shkurt duke thënë “me ato që (Rama) po bën, po afron momentin e llogaridhënies”.
Në emisionin “Open” ai u pyet dhe për projektligjin e mbështetur nga Enkelejd Alibeaj për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit, Meta e ka quajtur deputetin demokrat si “karavidhe të Ramës”.
Pjesë nga deklarata e Metës:
Nuk e llogaris fare, ju doni të ma bëni Edi Ramën sikur është ndonjë kushedi. Edi Rama është i ikur, është çështje javësh. Përderisa bën këto gjëra, është i mbaruar. Siç ka ikur nga mendja dhe bën këto marrëzira, se këto nuk bëhen nga një mendje normale, asgjë tjetër nuk bën vetëm se do të afrojë momentin e llogaridhënies.
Këta, në vend të merren me inceneratorët, portin e Durrësit, shtyjnë axhendën e Edi Ramës. Këta janë karavidhe të Edi Ramës.
