Aktualitet

Kreu Legalist uron Princin Leka II

Kreu Legalist, Shpetim Axhami ka uruar Princin Leka II me rastin e 94-vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare.
Urimi i plote:
Pershendetje urimi drejtuar
Lartësisë së Tij Princit Leka II.
Me rastin e 94-vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare.
I nderuar Lartësia Juaj Princi Leka II.
Kam nderin, që me rastin e përkujtimit të datës historike kombëtare të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, në emrin Tim personal dhe në emër të Partisë Lëvizja e Legaliteti t’ju shpreh urimet më të mira të gjithanshme për Ju dhe Familjen Mbretërore Shqiptare.
Periudha e Mbretërisë Shqiptare ngelet, jo vetëm për ne legalistët-zogistë, por për gjithe popullin dhe kombin shqiptarë, periudha më e ndritur dhe më e sukseshme që pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, ku në të vertetë u bë shteti modern shqiptarë.
Prandaj është nder dhe detyrim prej të gjithēve, që kjo datë të shpallet dhe përkujtohet zyrtarisht si Ditë Historike Kombëtare, kjo duke qenë të bindur për një datë të dytë historike kombëtare, atë të rikthimit mbretërisë.
Gjithashtu urojmē që me besim në Zot, punë dhe dëshirë të të gjithë shqiptarëve kauza e jone e perbashkët për rikthimin e Mbreterise Shqiptare të behet sa më shpejt realitet.
Zoti ju bekoftë Ju dhe Familjen Mbretërore Shqiptare!🇦🇱
Me respekt dhe konsideratë.
Shpetim Axhami
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?