FOTOLAJM/ Qeni merr pjesë në protestën kundër përdhunimit
Përveç njerëzve në protestën që u mbajt në Prishtinë kundër përdhunimit të 11-vjeçares, kanë marrë pjesë edhe kafshët. Një qen së bashku me pronarin e tij ka dalë të protestojë kundër përdhunimit.
Në qafë të qenit ishin varur dy pankarta, për të bërë thirrje kundër dhunës seksuale. Në pankartat shkruhej: “Bubi mos e lsho përdhunuesin, qkyje krejt!! S’di me shkru, as me lexu, kur m’thu jo, di me ngu!!”
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Dje u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.