Vendbanimi prehistorik i Linit, më i madhi në Ballkan

Art Kulture

Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare.

Pranë fshatit Buqezë në Lin, po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, që sipas arkeologëve daton 7500 vjet më parë.

Sipërfaqja e vëndbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2.

Projekti shqiptaro-zviceran “LIN 3”, është një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë-ASA-Akademia e Studimeve Albanologjike me Universitetin e Bernës, Zvicër dhe me mbështetjen e laboratorëve të Universitetit të Oxford-it, Angli, si dhe Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Korçë.

Sipas drejtuesit shkencor te projektit, Adrian Anastasi, janë zbuluar elemente drusore, që dëshmojnë pë mënyrën e ndërtimit dhe arketekturës.

“Gjatë gërmimeve, po dalin në dritë vegla pune prej stralli, enë të ndryshme qeramike, fragmente kocke kafshësh dhe janë marrë kampione sedimentologjike për analiza në laboratorë. Gërmimet dhe studimet e mëtejshme pritet të nxjerrin rezultate të rëndësishme për arkeologjinë dhe historinë tone”, u shptreh Margariti në rrjetet sociale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?