Pamjet tronditëse/ Babai vret ish-të dashurin e vajzës

Bota

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku një 22-vjeçar është qëlluar për vdekje nga babai i ish-të dashurës së tij.

Momenti tragjik është filmuar nga kamera e sigurisë së banesës së autorit, kur i riu ka tentuar që të futej më dhunë.

Sipas mediave të huaja, i riu pasi vajza nuk i ka hapur derën ka tentuar të futet me forcë, por babai i saj e ka qëlluar tre herë me armë zjarri, duke e kapur në shpinë.

Pasi policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, i riu është konstatuar i vdekur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?