Bota

Shqiptari përplas makinën e policisë, arrestohet pas ndjekjes

Një shqiptar i mitur i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i është bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur. Shqiptari, i cili ishte duke drejtuar fuoristradën “Mercedes-Benz” ML, nuk i është bindur thirrjes së policisë greke për të ndaluar, madje ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në sens të kundërt dhe ka përplasur dy automjete të policisë greke.

Forca te shumta e kanë rrethuar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin. Në drejtim është gjetur shqiptari i mitur dhe pasagjere dy shqiptare, nje grua 41-vjecare dhe një mashkull 49-vjec. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi nga Prokuroria e Patres dhe ajo e Athinës.

Gjatë kontrollit te mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta qe përmbanin 21 pako me 31 kg mërijuani, te cilat ishin ngarkuar ne kufirin e gjelbër. /Burimi:Protothema.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?