Gështenja: Ministri që nuk lufton dot krimin nuk mund të dënojë askënd që shkel ligjet

Te tjera

Deputeti Lefter Gështenja ka reaguar ne lidhje me deklaraten e Ministrit te Brendshem Bledi Çuçi per denimin me 4 vjet burg per cdo shqiptar qe tenton te hyje ne Angli.

Postimi i plote:

Thirrjet e ministrit Çuçi janë shenjë e një regjimi që nuk po mbahet dot më dhe kërcënon shqiptarët pse ikin nga keqqeverisja.

Ministri që nuk lufton dot krimin nuk mund të dënojë askënd që shkel ligjet në një vend tjetër.

Por në kushtet që kësaj qeverisje po i del boja në botë, rrugën e vetme që njeh është kërcënimi.

Shqiptarët që duan të lënë vendin nuk kanë asnjë përgjegjësi për vjedhjet apo krimin që Rama dhe Çuçi e përdorin për pushtet.

Detyra e të gjithëve është të largojmë Ramën që të mos ikin më shqiptarët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?