Skandali në bazën e NATO-s në Itali, zbulohet e infiltruara e Putin
Një spiune ruse ka mundur të depërtojë në personelin e bazës së NATO-s në Napoli dhe në Flotën e 6-të të SHBA-së. Tgcom raporton se këtë zbulim e ka kryer ‘La Repubblica’, e cila shkruan se kjo u zbulua në bazë të një hetimi të zhvilluar me faqen investigative Bellingcat, të përjavshmen gjermane Der Spiegel dhe The Insider.
Kjo protagoniste është Maria Adela Kuhfeldt Rivera e lindur në Peru nga një baba gjerman. Maria Adela Kuhfeldt në rrethet shoqërore njihej me emrin Olga Kolobova.
Maria është një 30-vjeçare me vetëbesim, e cila flet gjashtë gjuhë dhe filloi punë në një kompani për prodhimin e bizhuterive. Më pas ajo arriti të depërtonte në stafin e NATO-s, në samitin operacional të fuqisë ushtarake perëndimore në Evropë.
Asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në samitin e Aleancës Atlanitke, shkruan Republicca.
Gjurma kryesore që e lidh atë me shërbimet sekrete të Moskës është pasaporta ruse e përdorur për të hyrë në Itali. Mediat raportojnë se ajo i përket të njëjtës seri speciale të përdorur nga 007 e Gru, inteligjenca ushtarake nën urdhrat e Kremlinit, të njëjtë me ata persona që u ata që u përpoqën të helm me gaz Novichok Sergey Skripal dhe prodhuesin bullgar të armëve Emilian Gebrev.