SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Plagosja e 23-vjeçarit në Tiranë, policia zbulon si ndodhi ngjarja (EMRAT)

Policia e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e martë në kryeqytet.

Policia bën me dije se 49-vjeçari Albert Ostreni pas një sherri banal me komshiun e tij ka përdorur armën e zjarrit duke lënë të plagosur 23-vjeçarin Renaldo Mejdani 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit”, njofton policia.

I lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu drejtoria e Policisë Elbasan, lidhur me plagosjen në Tiranë, ka vendosur një patrullë postoblloku në hyrje të qytetit të Elbasanit në rreth rrotullimin e Bradasheshit për të arrestuar autorin e ngjarjes.

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?