SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

I dedikon çmimin gruas, ‘i tregon’ gabimisht emrin e të dashurës

Ai ishte më i miri në fushë por asnjëherë nuk e priste që emocioni ta tradhtonte para mikrofonit dhe kamerës. Portieri i ekipit brazilian Esperenca, u zgjodh lojtari i ndeshjes në takimin kundër Vic Vic përfunduar me shifrat 1-1.

I intervistuar në fushë nga gazetari, portieri Kainan u emocionua kur erdhi koha për të falënderuar, por menjëherë u bë viral. Kur gazetari e pyeti se kujt do të dëshironte t’i kushtonte këtë çmim të veçantë dhe të rëndësishëm, Kainan nuk hezitoi të përmendte emrin e bashkëshortes së tij. “Dedikimi është për partneren time. Falë saj nuk do të isha këtu. Grazy, një përqafim”, tha ai. Gjithçka normale përveç se ajo që sapo tha nuk ishte emri i partneres së tij…

Në atë moment intervista dukej se kishte mbaruar, por portieri, para se të largohej nga vendi, kthehet dhe i afrohet mikrofonit të gazetarit. Në fakt, Kainan, sapo e vuri re gabimin, u përpoq menjëherë ta rregullonte. “E kam gabuar emrin e gruas – shpjegon ai para kamerave me habinë e gazetarit në fushë dhe të ftuarve të lidhur në studio – Emri është Jucielly. Emrin e gruas e kam gabuar. E them seriozisht,” ka përsëritur ai, madje duke qeshur si vetë gazetari.

Habia është e përgjithshme dhe e gjitha përfundon me një të qeshur, por me një siklet të madh, sidomos nga vetë Kainan, i cili pothuajse nuk e beson se ka arritur të shqiptojë emrin e gabuar të të dashurës së tij. “Vetëm mos ia trego lidhjen”, tha gazetari në fushë në përpjekje për të lehtësuar sikletin. Megjithatë, gabimi i portierit sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, veçanërisht në Tëitter. Përdoruesit në fakt kanë dërguar një hashtag #PerdoaJucielly.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?