Meta në Jalë: Boll bedela ka futur në burg Rama, tani e ka radhën vetë.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur me tone të forta nga hapja e kampit të të rinjve të kësaj force në Jalë. Meta tha se më 25 korrik kemi hyrë në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve
Duke përsëritur thirrjen për punonjësit e administratës të mos firmosin akte të paligjshme, ai theksoi se radhën për në burg e ka kryeministri Edi Rama
Ai deklaroi se qeveria e drogës është duke ikur, qeveria e rinisë dhe e Shqipërisë do të vijë shumë shpejt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Por Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
…Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor.
Ne kemi hyrë më 25 korrik në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve. Le të fillojmë pas këtij kampi të mrekullueshëm në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Qeveria e drogës është duke ikur, qeveria e rinisë dhe e Shqipërisë do të vijë shumë shpejt”, deklaroi Meta.