SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Tre oficerë policie dhunojnë pa mëshirë një burrë

Një video që qarkullon në mediat sociale ku tregohen tre policë të Arkansas duke dhunuar brutalisht një burrë të cilin e kanë shtrirë në tokë ka shkaktuar bujë në SHBA.

Sipas mediave, sherifi i qarkut Crawford Jimmy Damante informoi qytetarët se incidenti është nën hetim dhe se dy oficerët nga departamenti i tij i përfshirë janë pezulluar.

Dje, shefi i Departamentit të Policisë Mulberry, Shannon Gregory, dha një njoftim të ngjashëm për policin e tretë, i cili u largua nga detyra në pritje të përfundimit të hetimit.

Sipas policisë, paraditen e së dielës u raportua për një person që kërcënonte një punonjëse dyqani në zonën e Mulberry. Raporti i incidentit thotë se kur oficerët shkuan për të folur me të dyshuarin, ai e shtyu zëvendësin e një sherifi në tokë dhe e goditi me grusht në pjesën e pasme të kokës.

Video, e cili ka bërë xhiron e internetit, tregon tre oficerë policie të gjunjëzuar mbi njeriun në tokë. Njëri e godet me grusht të dyshuarin në fytyrë, tjetri e mban duke e fiksuar në tokë dhe një i tretë e gjunjëzon në këmbë.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet, pas ngjarjes është dërguar në spital dhe akuzohet për kërcënime terroriste, rezistencë ndaj autoritetit dhe sulme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?