Aktualitet

Ibrahimaj: Ekonomia ka patur performancë pozitive, inflacioni në Shqipëri, më i ulët se në rajon

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat, foli mbi treguesit makroekonomike dhe financiare, ndërsa pohoi se inflacioni në vendin tonë është më i ulëti në rajon.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar te çmimet në të gjithë botën, duke shtuar se ekonomia në vendin tonë ka pasur performancë pozitive.

“Inflacioni në Shqipëri është më i ulët se në Maqedoninë e Veriut. Elementi që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të shpenzimeve, të shportës së shqiptarëve, janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit. Ushqimet e çmimeve u rriten me 13.2 %. Që nga fillimi i viteve kemi pasur një stabilizim të çmimeve. Kemi pasur rritje apo ulje të lehtë. Kërkesa e shtuar për mallra dhe shërbime gjatë 7 mujorit të parë të vitit kanë ndikuar në rritjen e inflacionit.”, tha ajo.

Çmimi i karburantit, Teksa u pyet për Bordin e Transparencës për çmimet e karburantit, Ibrahimaj i doli në mbrojtje Bord. Ajo tha se në asnjë rast Bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me uljen apo rritjen e çmimeve.

“Bordet e çmimeve, ju ftoj që të analizoni çmimet e bursës që janë nën ombrellën e bordit dhe jo për naftën bruto që ka lëvizje të ndryshme nga ajo e rafinuara. Në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me rritjen apo uljen e çmimeve. Ka ndodhur e kundërta, mund t’ju siguroj. Bordi mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së çmimit në burse. Ju ftoj që të analizoni dhe mos e dezinformoni opinionin publik.”, tha ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?