Futbollisti drejton flamurin si armë, tifozët duan të hyjnë në fushë (video)
ava e tretë e kampionatit portugez u mbyll me sfidën mes Portimonense dhe Guimaraes. Një sfidë mes dy skuadrave që e kishin nisur mirë sezonin dhe që tani gjenden së bashku në vendin e katërt dhe të pestë me 6 pikë në renditje. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për Portimonensen. Goli i fitores erdhi në minutën e 88-të me Yago Cariello.
Megjithatë festa e lojtarit nuk ishte e bukur për t’u parë, duke shfrenuar zemërimin e tifozëve miq të cilët u ndjenë të fyer nga gjesti i tij. Sulmuesi shkoi festoi në pjesën ku ndodheshin tifozët e Guimaraes duke shkuar drejt flamurit të këndit dhe duke mbajtur flamurin sikur të ishte armë. Tifozët reagojnë keq dhe filluan të hedhin sende.
Një shishe me ujë përfundon në fushë në një përpjekje për të goditur Cariello, i cili në vend të kësaj vazhdon festën e tij të pakuptimtë.Ndërhyrja e një prej lojtarëve të Guimaraes, kapitenit Bruno Varela, arriti të ndalojë atë gjest të çmendur të lojtarit. Yago e kupton menjëherë se ka bërë një gabim, thuajse për një moment nuk kishte menduar për pasojat e festës. Sulmuesi ngre duart lart, duke kërkuar falje për atë që kishte bërë.