SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Media ruse: U plagosën 2 ushtarë shqiptarë, rusët po përpiqeshin …

Sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e Gramshit ka tërhequr vëmendjen e mediave ruse. ‘The Moscoë Times’  shkruan se dy ushtarët janë plagosur nga dy rusë dhe një shtetas ukrainas pasi tentuan që të futen në një fabrikë ushtarake. Po ashtu, në shkrim thuhet se këta persona kërkonin që të bënin foto mirëpo nuk u lejuan nga ushtarët. The Moscow shkruan po ashtu, se kryeministri Edi Rama i konsideron këta persona si spiunë.

Dy ushtarë shqiptarë u plagosën teksa po përpiqeshin të ndalonin dy rusë dhe një shtetas ukrainas të hynin në një fabrikë ushtarake, tha ministria e mbrojtjes e vendit të shtunën vonë në mbrëmje.

Një nga të dyshuarit dyshohet se sulmoi rojet ndërsa përpiqej të fotografonte fabrikën e Gramshit në Shqipërinë qendrore, e cila përdoret për çmontimin e armëve të braktisura, tha ministria në një deklaratë. “Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit, një nga shtetasit rusë, i identifikuar me inicialet MZ, 24 vjeç, përdori sprej neuroparalizues mbi dy rojet e sigurisë,” shtoi ministria. Dy të dyshuar të tjerë – një shtetas rus i identifikuar si ST, 33 vjeç dhe shtetasi ukrainas FA, 25 vjeç – u arrestuan gjithashtu pranë fabrikës. Dy ushtarët shqiptarë të plagosur u dërguan në spitalin e Tiranës pasi pësuan lëndime në sy, thuhet në deklaratë. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se tre personat ishin “të dyshuar për spiunazh”. Policia ushtarake, së bashku me agjencitë e inteligjencës dhe antiterrorizmit, shkuan në vendngjarje për të hetuar ngjarjen. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?