Kapen dhe dy “turistë” të tjerë duke bërë foto pranë Uzinës së Poliçanit.

Aktualitet

Dy persona të tjerë janë vënë në pranga pasi janë kapur duke bërë foto pranë Uzinës së Poliçanit. Mësohet se bëhet fjalë për shtetas evropianë, por ende nuk dihet shtetësia e tyre. Dy të huajt kanë dashur t’i bëjnë fotografi Uzinës, por janë kapur nga rojet e sigurisë dhe janë ndaluar. Ky incident vjen pas konfliktit të ndodhur një natë më parë mes dy rusëve, një ukrainasi dhe ushtarëve shqiptarë.

Sulmi nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?