Rusia planifikon mbylljen tre ditore të furnizimit me gaz në Evropë
Furnizimi me gaz rus në Bashkimin Evropian duket se do të ndërpritet në fund të këtij muaji, pas një njoftimi se gazsjellësi Nord Stream 1 do të mbyllet për mirëmbajtje për tre ditë.
Kanali do të mbyllet nga data 31 gushti deri më 2 shtator, bën me dije firma energjetike ruse e kontrolluar nga shteti Gazprom.
Tubacioni tashmë ka funksionuar me vetëm 20% kapacitet gjatë një bllokimi energjetik midis Moskës dhe Evropës, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht Kremlinin për përdorimin e furnizimeve me karburant si një armë politike. Raundi i fundit i mirëmbajtjes ishte i paplanifikuar.