Aktualitet

Çanta plot me kokainë te “5 Maji”, Antidroga prangos dy 60 vjeçarët që e mbanin me vete në Tiranë

Artur Brahimaj dhe Ilir Ramadani janë arrestuar nga Policia e Tiranës, seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pasi në një çantë që ata kishin me vete, janë gjetur 750 gram kokainë. Operacioni për ndalimin e tyre është bërë në lagjen “5 Maji”.

Dy të arrestuarit, Brahimaj dhe Ramadani, 59 vjeç dhe 63 vjeç, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Policia thotë se kishte marrë informacione në rrugë operative për këta dy persona.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur “Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë”, thonë Blutë e kryeqytetit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës – VIDEO

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduara “Packed”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit  A. (M). B. dhe I. R. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi I. R., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur

Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?