Rama ndan pamjet nga “qyteti i Lasgushit”

Aktualitet

Qyteti i Pogradecit dhe liqeni, si çdo sezon edhe këtë verë janë mbushur me pushues. Qetësia, klima dhe çmimet më të favorshme se në zonat bregdetare, kanë bërë që “qyteti i Lasgushit” jo vetëm të mos i humbash pushuesit, por ata të shtohen nga viti në vit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të premte disa pamje nga plazhi në liqenin e Pogradecit dhe thotë se pastërtia e klima e veçantë e kanë bërë atë të preferuarin e pushuesve vendas dhe të huaj.

“Qetësia, pastërtia dhe klima e veçantë e qytetit të Lasgushit, e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion tejet special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj.

Me investimet e reja që janë në rrugën e jetësimit mbi projekte ambicioze zhvillimi, ky destinacion do të jetë një tjetër pikë e bukur referimi e Shqipërisë 2030”, shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan pamje të pushuesve në Pogradec.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?