N/ komisarja e shkarkuar: Mua më ndal veç plumbi

Aktualitet

Nënkomisarja Anisa Kostani ka reaguar pas pezullimit nga detyra prej Gledis Nanos si edhe nisjes së hetimit të thelluar nga AMP.

Ajo ka hedhur një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por policja e bërë më parë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin ka gjetur të nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”.

Ndër të tjera teksti thotë: Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.

Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani u bë e famshme për fjalët ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të Elbasanit. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?