E rëndë në Selanik, ndërron jetë 54 vjeçari shqiptar pas aksidentit të frikshëm me motor

Rajoni Te tjera

Një 54-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spitalin e Selanikut, pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Mediet fqinje raportojnë se motoçiklisti 54-vjeçar u përfshi në një aksident mesditën e djeshme në qendër të Selanikut, ku u përplas me një automjet.

Përplasja ishte aq e fortë sa shqiptari ka mbetur i shtrirë në rrugë dhe për shkak të plagëve të rënda, ka pësuar një atak kardiak.

Megjithëse ai është transportuar me urgjencë në spital, ku është intubuar në kohë, sërish nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?