Rritet interesi për Botërorin ‘Katar 2022’, në muajin e fundit shiten 500.000 bileta!

Sport

Shitja e biletave për Kupën e Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor) po shkon mirë. Vetëm në periudhën e fundit, të hapur për publikun e gjerë, nga 5 korriku deri më 16 gusht, janë shitur 520.532 bileta në faqen e internetit, duke e çuar numrin e biletave të shitura deri më tani në 2.45 milionë bileta, tha FIFA të enjten.

Tifozët që banojnë në Katar, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Angli, Argjentinë, Brazil, Uells dhe Australi, janë ndër blerësit më të mëdhenj. Ndeshjet që zgjojnë më shumë interes janë: Kamerun-Brazil (grupi G), Brazil-Serbi (grupi G), Portugali-Uruguaj (grupi H), Kosta Rika-Gjermani (grupi E) dhe Australi-Danimarkë (grupi D).

Data e hapjes së periudhës së ardhshme për shitjen e biletave do të shpallet në shtator, para fundit, direkt në sportelet në Doha për vendet e mbetura, pak para Botërorit. Më shumë se një milion vizitorë priten në Katar, një vend me 2.8 milionë banorë, për Kupën e parë Botërore në histori në një vend arab.

Rritet interesi për Botërorin ‘Katar 2022’, në muajin

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?